Rama letër Fyles: Zgjidhja peng i PD-se

30/03/2010 15:00

Kur marrëdhenia mes mazhorancës dhe opozitës është rikthyer në gjendjen fillestare, kryetari i Partisë Socialiste i ka shkruar një letër komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Shtefan Fyle.

Që në rreshtat e parë kryesocialisti uron që së shpejti Shqipëria të marrë liberalizimin e vizave si një moment i shumëpritur për të gjithë shqiptaret. Me tek zoti Rama i shpreh shqetesimin zotit Fyle për rëndimin e mëtejshëm të situatës mes të dyja palëve si pasojë e ngritjes së njëanshme të komisionit hetimor.

“Zgjidhja ne fjale jo vetem nuk mundeson hetimin e plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te shkuara permes nje komisioni parlamentar , por e pengon forcerisht ushtrimin e plote te kontrrollit kushtetues te parlamentit mbi shkallen e zbatimit te ligjit gjate procesit te fundit zgjedhor. Ashtu sic pengon ne kete menyre edhe realizimin e transparences se plote, duke perfshire kutite zgjedhore , ku fshihet fenomeni jashtezakonisht shqetesues i tjetersimit te vullnetit te zgjedhesve shqiptare fale nje mekanizmi korrupsioni qe duhet cmontuar me cdo kusht”, shkruan Rama.

Zoti Rama thekson gjate letres, se Partia Socialiste permes transparences nuk kerkon ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve por te mos lejoje qe zgjedhjet e ardhshme te kushtezohen nga ky mekanizem korrupsioni, i cili sipas kryesocialistit duket edhe ne te vetmen kuti te hapur ate te fshatit Ruzhdie.

“Lejomeni te nenvizoj se ne kete parlament , ku hyme e do qendrojme me vullnetin per te bere realitet transparencen , kutite zgjedhore mbahen peng nga shumica jo vetem ne kundershtim me kushtetuten e ligjin qe ia heq shumices te drejten te kufizoje objektin e hetimit te kerkuar nga pakica, por ne kundershtim me precedentin e legjislatures se shkuar kur kutite perkatese u vune pa asnje problem ne dispozicion te nje komisioni hetimor”, thekson Rama.

Lideri i opozites e mbyll letren drejtuar zotit Fyle duke theksuar se partia socialiste e konsideron jetike per demokracine ne shqiperi realizimin e transparences se procesit zgjedhor, si nje moment kyc qe sipas tij nuk ka te beje vetem me interesin e opozites shqiptare por me ate te gjithe popullit shqiptar .

Top Channel