Konsulli grek: Thirrjet raciste, të dënueshme

30/03/2010 19:55

Konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër thotë se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë, madje ka një plan të përcaktuar qartë për këtë.

Ndërsa në lidhje me liberalizimin e vizave, ai thotë se është cështje e Shqipërisë se sa shpejt dhe sa me efktivitetet do të ecë në ato që kerkon Europa që të këtë progres në cështjen e liberalizimit.

“Në këtë moment që flasim dhe që teoririkisht nuk ekziston liberalizimi nga të dhënat zyrtare që shikoj cdo muaj dhe nga Konsullta e Përgjithshme në Gjirokastër, Ambasada në Tiranë dhe nga Konsullta e Përgjithshme në Korcë, rreth 80% e aplikuesve për vizë arrijnë ta marrin, d.m.th liberalizimi i vizave do ti përkasë 20% tjetër”, thekson Ioanis Rizopulos.

Konsulli ka komentuar edhe ceshtjen qe lidhet me thirrjet raciste te ushtarakëve grekë në paradën e 28 marsit. “Autoritetet greke e dënuan menjëherë incidentin. Pashë se edhe përfaqësuesit e shtypit grek, stacione televizive dhe gazeta gjithashtu e dënuan dhe mendoj se edhe opinioni publik grek e dënon. Një nacionalizëm ekstrem që bën thirrje për urrejtje dhe për dhunë nuk mund të jetë vecse i dënueshëm. E dini? Budallallëku nuk ka etni. Duhet të jesh budalla, i rrezikshëm dhe i paskrupullt dhe mund të mbash cdo flamur të duash. Sidoqoftë autoritetet greke menjëherë e dënuan ngjarjen sic besoj se do të bëjnë edhe autoritetet shqiptare për djegien e flamurit grek në Burrel dhe në Shkodër. Po kryhet hetim në këto momente, për të parë nëse thërrisnin dhe kush e bënte. Sidoqoftë, në cdo rast mendimi im është se këto janë ngjarje të vecuara dhe nuk përfaqësojnë logjikën dhe ideologjinë e forcave të armatosura sot në Greqi. Dhe e them këtë se kam lexuar në disa gazeta shqiptare disa artikuj ku thuhet se problemi nuk është tek komandot grekë por ekziston një ideologji e tërë brenda forcave të armatosura greke që frymëzon këto fenomene. Nuk është kështu, është e gabuar. Sidoqoftë mendimi im është se fenomene të kësaj natyre janë  kaq ekstreme sa dënohen nga e gjithë shoqëria nuk mund të dëmtojnë marrëdhëniet greko-shqiptare të cilat kanë një rëndësi shumë të madhe dhe varen nga parametra shumë më të mëdha se 10-15 të cmendur në Athinë, në Shkodër apo në Tiranë. Grekët dhe shqiptarët bashkëjetojnë prej shekujsh shumë mirë. Ndoshta janë të vetmit popuj te Gadishullit Ballkanik që prej më shumë se 500 vitesh jetojnë bashkë pa probleme. Në këtë moment kemi 600 apo 700 mijë ndoshta dhe më shumë shqiptarë emigrante në Greqi, të cilët janë integruar dhe nuk shaktojnë ndonjë problem. Kjo etni është ndoshta më e integruara brenda shoqërisë greke”, shton ai.

Konsulli perfundon duke thene se ato qe bashkojne dy vendet jane shume me te forta dhe nuk mund te demtohen nga episode te tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA