“Cirku”, kërkohet shpronësimi i truallit

30/03/2010 16:05

Punonjësit e cirkut të Tiranës kanë protestuar sërish gjatë paradites, duke kërkuar që qeveria të nderhyjë për mos mbylljen e të vetmit cirk në vend.

Drejtues dhe artistë të cirkut të Tiranës, i kanë bërë apel, të gjithë përfaqësuesve të shtetit shqiptar që të shpronesojë pronarët e truallit dhe të ruajnë arenën e vetme të cirkut kombëtar në Tiranë.

Nje pjese e truallit ku ngrihet arena e cirkut i eshte kthyer pronarit te ligjshem. Kjo e ka shtyre pronarin e saj te ngreje nje padi kunder Bashkise dhe Shoqates Kulturore Tirane per t’ia liruar dhe kthyer kete pjese.

Top Channel