Cern, arrihet shpejtësia maksimale e protoneve

30/03/2010 16:30

Përshpejtuesi i grimcave që synon të vërtetojë teorinë e big bengut për krijimin e Universit, ka hedhur një hap të madh. Cern-i i Zvicrës ka arritur shpejtësinë e planifikuar maksimale të protoneve, duke krijuar kushtet ideale të një big bengu artificial.

“Large Hadron Collider” që shtrihet në 27 km katror në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, ka gjeneruar 7 mije miliardë elektrvolt. Tashmë shkëncëtaret duhet të analizojnë me kujdes të dhënat pasi përshpëjtuesi do të fiket dhe në të do të kryhen punime për rreth një vit, sepse shpejtësia do të shtohet dyfish.

I inauguruar në 10 shtator të vitit 2010, eksperimenti ndaloi 36 orë më pas për shkak të një defekti. “Large Hadron Collider” synon të zbuloje gjithashtu shumë mistere të universit dhe “shkendijën e Zotit”.

Top Channel