Austri, “The Sun” gjen stërnipin e Hitlerit

30/03/2010 16:10

Identifikohet një nga pasardhësit më të ngushtë të linjës së gjakut të Adolf Hitlerit.

Ai jeton në një fshat të Austrisë dhe quhet Gerhard Koppensteiner. 45 vjecari që është një rritës lopësh, i ngjan Fyhrerit, pasi gjyshi i tij ishte kushëriri i parë i diktatorit. “Kjo lidhje gjaku na ka përndjekur kudo, mua dhe familjen time. Është një peshë e tmerrshme. Jam rritur duke e ditur që isha i lidhur me të. Si mund të bashkëjetosh me këtë gjë?”, thotë 45 vjecari për “The Sun”.

Bujku austriak është babai i dy fëmijëve dhe shprehet se deshiron që ata të mos rriten në hijen ish kreut nazist. “Ne në shtëpi nuk flasim asnjëherë për këtë gjë”, shton ai. Babai i Gerhard thirrej nga njerëzit me emrin Adolf dhe ishte vetëm 6 vjec kur Hitleri vdiq në bunkerin e tij në Berlin.

“Ky mallkim e ndoqi për gjithë jetën”, shprehet 45 vjecari që është një nga të afërmit më të ngushtë të Fuhrerit, pasi ai nuk la fëmijë.  

Top Channel