PBDNJ dënon thirrjet antishqiptare

29/03/2010 19:55

Këngët me përmbajtje raciste antishqiptare të disa forcave të marinës në Athinë, u dënuan prerazi në Tiranë edhe nga Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Zoti Dule priti në selinë e partisë raporterin e Parlamentit Europian per Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetin grek Nikolaos Kountis, me të cilin diskutoi për probleme të ndryshme të politikës, vecanërisht për transparencën e zgjedhjeve, nëpërmjet hapjes së kutive.

Në fund të takimit, në prani edhe të kryetarit të Omonia-s, Vasil Bollanos, Vangjel Dule dënoi incidentin e ushtarëve grekë dhe, ashtu sic pritej, dënoi edhe aktin ekstremist të djegies së flamurit grek në mes të Tiranës.

“Incidenti i ndodhur më 25 mars është një ngjarje e papranueshme dhe këtë fakt i rezervoi asaj gjithë klasa politike në Greqi, shtypi dhe mbarë opinioni publik. Nga ana tjetër, e papranueshme është edhe djegia e flamurit grek. Për këtë rast klasa politike shqiptare duhet të bëjë të njëjtën gjë që bëri ajo greke, ta dënojë këtë akt”, ka deklaruar Dule.

Pas takimit në selinë e PBDNJ-së, raporteri i Parlamentit Europian Nikolaos Kountis vizitoi edhe partinë parlamentare came të PDU-së.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga kryetari Shpëtim Idrizi, PDU dënon aktin e fundit të ushtarëve grekë dhe vlerëson qëndrimin e menjëhershëm të qeverisë greke.

Komuniteti cam, thuhet në njoftimin për shtyp të PDU-së, është thellësisht i interesuar për marrëdhënie të mira me fqinjët grekë.

Zgjidhja e problemit cam ci cështje e të drejtave të njeriut, thuhet në deklaratën e PDU-së, do të ndihmojë shumë që marrëdhëniet me Greqinë të jenë të shkëlqyera.

Top Channel