Pamje që për shumë njerëz asociohen me një kohë të errët e të pamëshirshme vrasjesh, pushtimesh, dhune dhe shfarosjeje në masë, për disa të tjerë, janë kujtimi i një epoke të lavdishme që duhet rikthyer përsëri.

Jemi në Tiranë. Kryeqytetin e një vendi antifashist, ku të drejtat e njeriut proklamohen dhe mbrohen me ligj. Por pikërisht këtu, do të hyjmë në zemër të një celule naziskine. Një grup të rinjsh që adhurojnë Adolf Hitlerin, Gestapon dhe që nuk kanë frikë ta thonë këtë.

Na presin ftohtë, atmosfera është disi e tendosur pasi ata e dinë se ajo cka ata përfaqësojnë është e jashtëligjshme, por kanë pranuar të flasin për ne, në vendin e tyre të takimeve në hapësirën private të një lokali shumë të veshtirë për t’u gjetur.

“Njoh më shumë emrat e gjeneralëve nazistë psh Hernest Romel”, thotë një prej tyre.

Drejtuesi i këtij grupi të vogël është një djalë 25 vjeçar, respekti ndaj tij është i dallueshëm sic është edhe flamuri me svastike që mbulon tavolinën e tij.

“Duke marrë parasysh gjendjen se si ka qënë Shqipëria këto kohët e fundit, menduam se një organizatë e tillë do të ndihmonte sadopak në rregullimin e disa gjërave të vogla, nëse do të quheshin të tilla. Për mendimin tim vetëm organizata të tilla mund të bëjnë ndryshime”, shprehet një prej tyre.

E pyesim liderin e këtij grupi për qëllimet dhe ideologjinë e tyre.

“A duhet të pranohen në Shqipëri romët? Jo. Homoseksualët? Jo. Serbët? Jo dhe sidomos grekët, vendi i të cilëve po i trajton shumë keq bashkatdhetarët tanë”, shprehet një prej të rinjve.

Djemtë janë shumë të kujdesshëm ndaj aktualitetit dhe është pikërisht revolta ndaj këtij të fundit që i ka shtyrë të mblidhen dhe të gjejnë pika të përbashkëta me njeri-tjetrin dhe me të shkuarën.

“Për mua homoseksualet janë të sëmurë dhe duhet të hapet një spital i posacëm për ta”, thotë një prej tyre.

Mirëpo fenomeni “Klodi” ka prekur dhe dashamirësit e kryqit të thyer.

“Klodi të shkojë andej nga ka ardhur”, shprehet ata.

Në një rrugicë të errët të Tiranës ai që na tregoi rrugën për tek nazistët e rinj, pranon gjithashtu të prononcohet përjashto identitetin.

“Pak a shumë kam edhe unë ata personazhet e preferuar, por nuk besoj se identifikohem me ata”, thotë ai.

Çdo filozofi përcillet nëpërmjet veprave dhe Adolf Hitler ka lënë pas trashëgiminë e shkruar tek libri i tij.

“Po e kam lexuar librin dhe fraza që më pëlqen më shumë është: ‘shteti është një organizatë për rezervimin e racës’ dhe mua kjo më duket e drejtë”, shprehet i riu.

Përpjekjet e tyre për organizim kanë qënë shumë pranë finalizimit po të mos ishte për legjislacionin shqiptar.

“Përpjekjet janë bërë, por mesa duket në Shqipëri nuk lejohen të regjistrohen organizata të tilla”, thotë një prej tyre.

Dhe në këto përpjekje për të dalë në sipërfaqe, këta të rinj kanë edhe mbështetje të huaj.

“Nuk jam kaq i sigurtë se në Shqipëri ka organizata të tilla. Kontakte kemi me Italinë dhe pak me Anglinë”, tregon ai.

Karakteristikat e tyre, sikur të mos mjaftonte svastika janë shumë të qarta.

“Fansa të alkoolit dhe vetëm të alkoolit. Ndërsa muzikë dëgjojmë ‘Norvegia black metal’, ‘Symphony extreme metal’, të tilla që i përshtaten ideve tona”, tregojnë të rinjtë.

Ajo që vërtet të bën përshtypje tek këta djem, përfshi ata që nuk pranuan të flisnin është artikulimi i tyre i qartë, racional aspak emotiv qoftë për jetët e tyre të dyfishta.

“Nëse i vesh ato dallohesh dhe njihesh menjëherë. Kështu që është më mirë të fshihesh”, tregojnë të rinjtë.

Nuk mund të mos kalojmë te historia.

“Adolf Hitleri për mendimin tim është novator, i cili do ta bënte botën më të mirë sec është tani. Enver Hoxha ka thënë se Shqipëria është fuci baruti, kurse ai për ne ishte fitili që na ndezi”, thotë lideri i tyre.

Teksa largohemi marrin një ftesë për një nga festat e ditëlindjeve më të veçanta ku dikush mund të shkojë në jetën e tij.

“Me 20 prill të 1889-ës ka lindur Fyhreri jonë Adol Hitler. Kemi menduar ta festojmë”, shprehet një prej anëtarëve të grupit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel