Moska ne kaos, shpërthime kamikaze në zemër të qytetit

29/03/2010 08:00

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Moskën mëngjesin e sotëm ku deri tani  llogariten 40 viktima dhe dhjetra të plagosur.

Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin “Lubjanka” në afërsi të qëndrës së Shërbimeve Sekrete Federale nga nje kamikaz. 25 persona humbën jetën nga ky shpërthim. Lënda e dytë plasëse shpertheu në “Park Kulturi” ku humbën jetën 15 persona dhe sipas të dhënave, është shkaktuar nga një tjetër kamikaz.

Linja e metrosë “Sokolniceskaia” ku u verifikuan shpërthimet, është bllokuar plotësisht deri në “Komsomolskaia”. Dhjetra ambulanca po transportojnë të plagosurit. Këto shpërthime që tronditën zemrën e Moskës, kanë vënë në dyshim edhe sigurinë e Kremlinit ku ndodhen ndërtesat qeveritare.  

FOTO GALERI
1/3
Dhjtetra viktima, kaos në qytet

Top Channel