Levan-Tepelenë, protesta për paratë e rrugës

29/03/2010 21:05

Punonjësit dhe përfaqësuesit e firmave nënkotraktore që po punojnë në ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë paditën në prokurorinë e Fierit drejtuesit e firmës që ka fituar tenderin e ndërtimit të kësaj rruge.

Ata kanë paditur kompaninë “Alban Tirana”, duke kërkuar dhëniëen e pagesave. Prej 10 muajsh punëtorët nuk kanë marrë pagat gjithashtu edhe kompanitë nënkontraktore nuk janë paguar për punën e berë.

“Kemi ardhur të protestojmë para prokurorisë sepse nuk kemi marrë lekët. Do protestojmë deri sa t’i marrim”, shprehet një prej tyre.

Për më shumë se një muaj, punëtorët që janë angazhuar në ndërtimin e kësaj rruge protestojnë dhe së fundmi i janë drejtuar prokurorisë.

Top Channel