Lani: Zgjedhjet në Itali, protestë e votuesve

29/03/2010 22:00

Publicisti i njohur Remzi Lani, duke komentuar zgjedhjet rajonale që po zhvillohen në Itali, i ka cilësuar ato si një protestë të qytetarëve italianë.

“Si zgjedhje që zhvillohen në gjysmë të rrugës, është i qartë trendi se qytetarët evropianë po protestojnë”, ka deklaruar Lani.

Sipas tij, kjo protestë vërtetohet nga bojkoti që shumë qytetarë me të drejtë vote po i bëjnë procesit zgjedhor, jo vetëm në Itali.

“Vota e tyre po kthehet në një protestë, duke abstenuar nga njëra anë dhe duke votuar kundër atyre që janë në zyra nga ana tjetër”, ka shtuar Lani.

Top Channel