Koret raciste, protestë shqiptaro-greke

29/03/2010 20:00

Një grup aktivistësh grekë e shqiptarë protestuan para selisë së Ministrisë greke të Mbrojtjes, ndaj sloganeve fyese të ushtrisë ndaj shqiptarëve.

Ata kanë kërkuar që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen. “Kjo është një fyerje shumë e rëndë. Nuk mund të lejoj fyerjen e emigrantëve. Shqiptarët dhe turqit janë vëllezërit tanë”, ka deklaruar një aktivist.

Edhe shoqata të tjera humanitare i kanë kërkuar falje emigrantëve në emër të popullit grek.

Top Channel