Kili, tërmet në veri të Concepsion

29/03/2010 09:30

Toka në Kili nuk gjen prehje pasi edhe pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 400 viktima disa javë më parë, ne vendin e Amerikës Jugore eshte rregjistruar një tjetër lëkundje.

Behet fjalë për një tërmet me magnitude 6.1 gradë i shkallës Rihter në jug të vendit, por për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale. Sipas Departamentit të Sizmiologjisë në SHBA, epiqendra u sinjalizua 19 km larg bregut të paqësorit, 175 km në veri të Concepcion.

Ndërkohë, bolanci zyrar i tërmetit të 27 shkurtit është 452 viktima dhe 96 të humbur.

Top Channel