Itali lypësi dorëzon 1100 euro që gjeti në rrugë

29/03/2010 09:05

Ndoshta në xhepat e tij nuk kishtë asnjë qindarkë, por është një njeri i drejtë dhe këtë nuk mund ta mohojë askush.

Të paktën këtë provon gjesti i një lypësi në Ivrea të Italisë, i cili pasi ka gjetur 1.100 euro në rrugë, i ka dorëzuar në komisariatin e policisë bashkë me portofolin. 60 vjecari i ka bërë ballë me sukses tundimit për të ngrëne apo veshur dicka të vecantë.

Giuseppe V, preferoi të sillej si një qytetar i vërtetë edhe pse prej vitesh jeton në një vagon të braktisur. Policët e kanë marrë portofolin dhe i kanë premtuar se do t’ia dorëzojnë sa më shpejt të zotit.  

Top Channel