Grindja në burg, rëndë i denuari shqiptar
29/03/2010 13:20
Shqiptari i dënuar në burgun e Korfuzit, i cili mbeti i plagosur nga nje grindje të shtunën, është në gjendje të rëndë për jetën.
Lulzim Koga 28 vjec, i denuar me burgim të përjetshëm per trafikim të lëndëve narkotike, bashkë një grup shqiptarësh u konfrontua me disa të burgosur grekë dhe rusë.
Për pasojë u plagos Koga, si dhe një shtetas grek.
Si shkak per konfrontimin e te burgosurve thuhet se ka qene nje sherr banal,por organet e rendit vleresojne se pas kesaj ngjarje fshihet lufta midis grupeve rivale ne burg per kontrollin e trafikimit te lendeve narkotike.
Top Channel