Fyerjet e ushtarëve, protestë para ambasadës greke

29/03/2010 13:20

Serish proteste kundër racizmit dhe ksenofobisë të disa ushtarëve grekë bërë gjatë një parade, më rastin e ditës së pavarësisë së Greqisë.

Dhjetëra studentë nga Vlora dhe nga Shkodra janë mbledhur para ambasadës greke ne Tiranë, për të protestuar kundër thirrjeve fyese, bërë javën e kaluar.

Studentët hodhën parrulla kundër ushtarëve grekë, ndërsa në duar mbanin flamuj kuqezi.

Të shtunën disa organizata joqeveritare, bashkë më deputetët e PDU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, protestuan para ambasadës greke me slloganin:”Greqia, turp i BE-së”.

Top Channel