Izraeli: Të eliminojmë regjimin e Hamasit

28/03/2010 09:20

“Shpejt ose vonë duhet të eliminojmë regjimin ushtarak filoiranian të Hamasit”.

Kështu është shprehur nga mikrofonat e radios publike izraelite, ministri i Financave Youval Steinitz, një nga mbështetësit e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

“Nuk ka një afat të caktuar, por nuk mund të tolerojme që ky regjim të vazhdojë të forcohet ushtarakisht dhe të pajiset me një arsenal që kërcënon territorin tonë”, ka shpjeguar ai.

Top Channel