Fillon rikonstruktimi i sheshit “Skënderbej”

28/03/2010 10:45

Ka filluar sot faza e parë për rikonstruktimin e sheshit “Skënderbej”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka deklaruar se ky është projekti më i madh dhe më i ndërlikuar që është marrë përsipër nga institucioni që ai drejton.

“Do të ketë një infrastrukturë nëntokësore të papërdorur ndonjëherë më parë në Shqipëri dhe një infrastrukturë ujore për ta kthyer sheshin në një shesh me shatërvan. Sheshi do të kthehet në një oaz për të gjitha ata që do duan të jenë në qendër të Tiranës, por pa trafikun e Tiranës”, është shprehur Rama.

“Kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve për shkak të vështirësive që do të krijohen me qarkullimin nga punimet në shesh”, deklaroi Rama, duke theksuar se “vetëm një pjesë e sheshit do të bllokohet për të lejuar trafikun”.

Top Channel