“Volvo” bëhet kinez

28/03/2010 16:45

Prodhuesi suedez i automjeteve, Volvo ka “ndërruar duar” duke kaluar nën pronësinë e Geely, firmës më të madhe private kineze të prodhimit të automjeteve.

Lajmi u njoftua nga kompania amerikane “Ford” që zotëronte “Volvo”-n duke saktësuar se marrëveshja u firmos ditën e dielë në kryeqytetin e vendit nordik, Goteborg pa bërë publike detajet e mëtejshme të saj.

Gjigandi “Volvo” ishte njëra ndër kompanitë e prodhimit të automjeteve që u godit më shumë prej krizës financiare globale dhe ndodhej prej disa muajsh në pritje të ofertave për blerje.

Top Channel