Pakistan, 4 viktima në ofensivën amerikane

27/03/2010 21:20

Dy raketa të leshuara nga avionët amerikanë kanë shënjestruar disa bunkerë në Pakistan ku mendohej se streoheshin militantë të Al Kaedës.

Sulmi ndodhi në Vaziristanin Verior ku kanë humbur jetën 4 persona. Burime të ushtrisë bëjnë me dije se 5 persona të tjerë janë plagosur.

Pjesa perëndimore e Pakistanit është e populluar nga guerrillas talebanë dhe terroristë të Al Kaedeës dhe ofensiva amerikane është zhvilluar në kuadër të operacioneve që kane nisur muaj më parë.  

Top Channel