Orikumi sërish në protestë

27/03/2010 13:35

Dhjetra banorë të Orikumit kanë protestuar sërish për të marrë tapitë e tokës të ndarë sipas ligjit 7501 për tokën bujqësore.

Protesta ka nisur në qendër të qytetit duke qenë e vëzhguar gjithë kohën nga forcat e policisë. Banoret kane lëvizur përgjatë rrugës deri në afërsi të urës së Orikumit që lidh Vlorën me Himarën,  duke e bllokuar atë për rreth 30 minuta.

Banoret e Orikumit kanë kryer disa protesta te tilla që prej dy vjetesh. Jo pak herë protesta e tyre është shoqëruar dhe me perlasje me policinë. Pak kohë më parë kryeministri Berisha pasi konflikti kishte hyre ne kulmin e tij premtoi per banoret e Orikumit se do t’u japë tapitë qe ende nuk i kane marrë, ndaj banoret thone se protesta e tyre do te vijoje.

Top Channel