Irani planifikon 2 centrale të reja nukleare

27/03/2010 19:00

Irani vazhdon të këmëngulë në projektet për zhvilllimin e programeve bërthamore.

Këtë e bejnë të ditur inspektorët ndërkombëtarë dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Sipas faqes në internet të New York Times, inspektorët e Kombeve të Bashkuara po hetojnë nëse një gjë e tillë është e vërtetë. Mendohet se presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad ka dhënë urdhër për nisjen e punimeve për ndërtimin e dy impianteve të reja nukleare.

6 muaj më parë u zbulua një tjetër central i ndërtuar dhe i mbajtur sekret në Qom.  

Top Channel