Gruaja vret fëmijët, shpenzimet i paguan bashkëshorti

27/03/2010 18:55

Ish bashkëshortja vret 5 fëmijët, po bashkëshorti duhet t’i paguajë shpenzimet gjyqesore.

Në një shkrim të publikuar sot nga gazeta “Le Soir”, nje ngjarje e rrallë ka bërë buje në Belgjikë. Edhe pse ajo është shpallur fajtore për masakrën, 72 mijë eurot e procesit gjyqësor duhet t’i paguaje ish bashkëshorti me të cilin kishte lindur 5 fëmijët.

“Nuk di cfarë të them. Më vjen ndot dhe jam i tronditur”, deklaroi babai i viktimave, Bouchaib Moqadem.

Top Channel