Egjipt, prindërit zgjedhin seksin e fëmijës

27/03/2010 10:10

Tashmë në Egjipt prindërit mund të zgjedhin seksin e fëmijës që në momentin e krijimit të tij.

Pjesa më e madhe e tyre preferojnë meshkujt dhe klinika e fekondacionit e doktor Ashraf Sabry në Kajro të Egjiptit, frekuentohet kryesisht nga prindër që kanë patur disa vajza radhazi e tani duan një djalë me qëllim trashëgimin e emrit dhe të pasurisë.

Këta fëmijë në epruvetë kanë kosto…një fekondim i tillë me zgjedhje kushton nga 3 deri në 4 mijë euro, shifër kjo shumë e lartë për popullsinë e këtij vendi. Gjithësesi rezultati nuk është i garantuar 100 përqind.

Top Channel