Dëmshpërblimi, banorët e Ajasmës, të pakënaqur

27/03/2010 14:55

Protesta e disa diteve më parë nga banoret e lagjes Ajasëm në Shkodër është pasuar nga një tjeter reagim.

Rreth 50 përfaqësues të familjeve nga zona e Livades ne Shkoder  jane shprehur te pakenaqur me mënyrën e  verifikimit dhe vleresimit te demit te shkatuar nga permbytje  e ketij fillimviti, pas hapjes se portave te hidrocentraleve mbi lumin Drin.
Gjate protestes e  cila zgjati rreth 45 minuta banoret kerkuan jo vetem vlerësim të saktë të demit por edhe me teper vemendje të qeverisë ndaj kesaj zone.

Me pankarta në duar ku shkruhej ”Duam vlerësim real të demit”, ”kerkojme  ate që na takon’’ , protestuesit i kanë kërkuar strukturave shtetërore të rishikoj mënyren se si është vlerësuar dëmi  pasi ne te kundert reagimi i tyre do të përshkallëzohej.

Top Channel