Birmani, mijëra ushtarë në paradën vjetore

27/03/2010 10:45

Mijëra ushtarë kanë marrë pjesë në paradën e përvitshme të forcavë të armatosura në Birmani.

Parada, e zhvilluar në kryeqytetin Naj Pji Tou, u mbajt pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, që pritet të sjellin zëvendësimin e qeverisë ushtarake.

Kreu i forcave të armatosura, gjenerali Than Shwe inspektoi trupat dhe i drejtoi një mesazh turmës në këtë shfaqje të rrallë të tij në publik.

Gjithësesi, kritikët deklarojnë se ushtria do të vazhdojë të jetë në pushtet edhe pas zgjedhjeve, data e mbajtjes të të cilave nuk është caktuar ende.

Media të ndryshme spekullojnë se gjenerali Than Shwe do të vazhdojë të jetë kreu i ushtrisë, ose do të përpiqet të bëhet president.

Top Channel