Aksident rrugor, plagosen rëndë 2 persona

27/03/2010 08:45

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen rëndë të dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm ne autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmin e bejnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave një makinë me targa angleze është përplasur me shtyllën e mbikalimit në afërsi të Durrësit.

Sipas burimeve, dy personat e plagosur janë dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që makina e tyre u dogj plotësisht pasi morri zjarr pas përplasjes së dhunshme.

Top Channel