“British Airways” në grevën e dytë

27/03/2010 13:05

Një numër i madh fluturimesh të “British Airëays” janë anuluar si pasojë ë grevës së dytë të personelit, e cila është në zhvillim e sipër.

Sipas mediave britanike, janë 93 fluturimet që ishin planifikuar të niseshin sot nga aeroporti Heathroë që janë anuluar.

Vetë “BA” ka deklaruar se pret që të fluturojnë 75 përqind e pasagjerëve dhe parashikon më pakë probleme nga sa u regjistruan fundjavën e kaluar, kur stafi nuk punoi për 3 ditë.

Greva pritet të zgjase nga dita e sotme deri të martën, më 30 mars. Përfaqësues të sindikatave kanë paralajmëruar greva të mëtejshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për rritjen e rrogave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Top Channel