1 Maji, mazhoranca në shesh

27/03/2010 15:00

1 Maji, do të jetë dita kur mazhoranca do të zbresë në shesh, ku sipas kreut të grupit kuvendor Astrit Patozi, do të kremtojë sukseset e arritura deri më sot.

Ky festim do të bëhet vetëm një ditë pas protestës së paralajmëruar mbarëpopullorë të opozitës, njoftuar sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialistë.

“Ne kemi ndërmend të festojmë më 1 maj, me një entusiazëm që  Tirana nuk do ta ketë njohur ndonjëherë më parë. Duke ruajtur simbolikën e kësaj date, me këtë festë do të nderojmë punën e përbashkët të gjithë shqiptarëve, lajtmotivin e reformave të kësaj mazhorance, sukseset tona që na kanë bërë të jemi anëtarë të denjë të NATO-s, që po mundësojnë liberalizimin e vizave dhe po rrisin shpejtësinë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Patozi.

Top Channel