Zhduket vajza 17-vjecare

26/03/2010 15:00

Një 17-vjecare është zhukur prej shtatë ditësh në rrethana të pazbardhura, nga banesa e saj në Paskuqan të Tiranes.

Policia thotë se ende nuk ka një pistë të qartë nëse bëhet fjalë për rrëmbim apo largim me dashje nga banesa, ndërkohë që po zbardhen tabulatet e telefonit celular, i cili rezulton i fikur që prej ditës kur ajo është zhdukur. Vajza quhet Erlinda Mulla, ende s’ka mbushur 17 vjec, eshte e martuar ne familjen Picaku, disa metra larg baneses se prindërve te saj, ndërsa bashkëshorti jeton në Itali.

Adoleshentja është larguar me rrobat e shtëpisë dhe me shapka.

 “Kemi njoftuar policinë dhe jemi shumë të shqetësuar. Cfarëdo t’i ketë ndodhur ne duam që ajo të kthehet në shtëpi”, thotë mes lotësh nëna e saj, Flamure Mulla.
 
Pas marrjes së denoncimit, policia ka nisur hetimet por e konsideron rastin si shumë misterioz pasi nuk ka asnjë gjurmë, asnjë dëshmitar dhe ende asnjë pistë për zhdukjen e vajzës.

Top Channel