Topalli mban “peng” pasaportat diplomatike

26/03/2010 08:45

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste ende nuk janë të pajisur me pasaporta diplomatike, ndonëse ligjërisht ju takon një e drejtë e tillë.

Lajmin për gazetën “Shqip” e konfirmojnë edhe ligjvënësit e rinj të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Eltar Deda.

Ata theksojnë se dokumentacioni i tyre prej një muaji qëndron në zyrën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas deputetëve të PS-së, Kryeparlamentarja qëllimisht duket se e vonon këtë procedurë normale të diktuar nga ligji, e cila duhet të ishte përmbushur muaj më parë.

“Kemi plotësuar më shumë se një muaj më parë edhe formularin për t’u pajisur me pasaportën diplomatike, konform ligjeve dhe dosja me dokumentet tona i ka kaluar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ende nuk ka vendosur t’ia kalojë Ministrisë së Jashtme për procedim”, shpjegon Gjiknuri.

Top Channel