Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Nuk janë të zakonshme shëtitjet nëpër Tiranë për këtë njeri. Ecën për pak minuta,sikundër ka bërë 32 vjet më parë, kur u be i pari i verbër që fitoi të drejtën për të vazhduar Universitetin për Juridik në ‘78-ën, gjë që s’kishte ndodhur asnjeherë më parë, me njerëzit e këtij komuniteti.
Sinan Tafaj kujton që natën dilte me shkop, ndërsa ditën pa këtë të fundit për t’u bërë i zoti i vehtes, sic është sot. Dëshira e tij ishte të bëhej matematikan, por rastësia i dha këtë drejtim të cilin e vazhdon edhe sot.
Me profesion avokat, në salla ai mbron klientët e tij në procese gjyqësore për cështje civile apo penale. Tregon se seancën e radhës e ka në 3 prill dhe takimet me gjyqtarët janë pjesë e kësaj pune. Përvec kësaj, ai drejton edhe Shoqatën e Personave që nuk Shikojnë. Fatmir Disho, sekretar i kësaj shoqate thotë se e përjeton me shpirt shërbimin ndaj tij dhe kësaj kategorie. Erudicionin e tij ka mundur t’ja përcjelle edhe më të vegjëlve.
Ermal Kapedani, thotë se ka qënë nxënesi i tij në Institutin e të Verbërve, ish-nxënësi, sot baba i dy femijëve, kujton se Sinani ishte ndryshe nga mësuesit e tjerë. “Në fëmijërine time të hershme e kemi patur idhull. Ai është njeri që di të komunikojë dhe të afrojë”, shprehet Ermali. “Doktor i Shkencave Juridike”, Sinani tregon se ka nje jetë familjare normale.
Me qetesinë e komunikimit, vajzat i tregojnë të atit për rrjedhën e ditës. Sinani ka mundur të fitojë në perceptimin e tyre të qënit shok-baba. Pa mundur të njohë fizikisht njerëzit e tij më të dashur, mënyra e vetme e tij per t`i bërë të ditur vehtes se si është kjo botë që e rrethon, është të prekë dhe të pyesë. Dhe kështu, dalëngadalë, me durim dhe pjesëz pas pjesëze, ai krijon perceptimin e tij për boten. Për një botë, ku e thëne nga ata që shohin, ndoshta mungesa e shikimit nuk është ndonjë humbje e madhe.
Top Channel