Sinan Tafaj, avokati që sfidoi errësirën

26/03/2010 19:15

Nuk janë të zakonshme shëtitjet nëpër Tiranë për këtë njeri. Ecën për pak minuta,sikundër ka bërë 32 vjet më parë, kur u be i pari i verbër që fitoi të drejtën për të vazhduar Universitetin për Juridik në ‘78-ën, gjë që s’kishte ndodhur asnjeherë më parë, me njerëzit e këtij komuniteti.

Sinan Tafaj kujton që natën dilte me shkop, ndërsa ditën pa këtë të fundit për t’u bërë i zoti i vehtes, sic është sot. Dëshira e tij ishte të bëhej matematikan, por rastësia i dha këtë drejtim të cilin e vazhdon edhe sot.

Me profesion avokat, në salla ai mbron klientët e tij në procese gjyqësore për cështje civile apo penale. Tregon se seancën e radhës e ka në 3 prill dhe takimet me gjyqtarët janë pjesë e kësaj pune. Përvec kësaj, ai drejton edhe Shoqatën e Personave që nuk Shikojnë. Fatmir Disho, sekretar i kësaj shoqate thotë se e përjeton me shpirt shërbimin ndaj tij dhe kësaj kategorie. Erudicionin e tij ka mundur t’ja përcjelle edhe më të vegjëlve.

Ermal Kapedani, thotë se ka qënë nxënesi i tij në Institutin e të Verbërve,  ish-nxënësi, sot baba i dy femijëve, kujton se Sinani ishte ndryshe nga mësuesit e tjerë. “Në fëmijërine time të hershme e kemi patur idhull. Ai është njeri që di të komunikojë dhe të afrojë”, shprehet Ermali. “Doktor i Shkencave Juridike”, Sinani tregon se ka nje jetë familjare  normale.

Me qetesinë e komunikimit, vajzat  i tregojnë të atit për rrjedhën e ditës. Sinani ka mundur të fitojë në perceptimin e tyre të qënit shok-baba. Pa mundur të njohë fizikisht njerëzit e tij më të dashur, mënyra e vetme e tij per t`i bërë të ditur vehtes  se si është kjo botë që e rrethon, është të prekë dhe të pyesë. Dhe kështu, dalëngadalë, me durim dhe pjesëz pas pjesëze, ai krijon perceptimin e tij për boten. Për një botë, ku e thëne nga ata që shohin, ndoshta mungesa e shikimit nuk është ndonjë humbje e madhe.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel