SHBA, bie thesi me para nga makina e blinduar

26/03/2010 11:25

Ngjarje e pazakontë në Ohio, pasi një thes me 100 mijë dollarë ra nga nje furgon i blinduar ndërsa drejtuesi i mjetit nuk e vuri re.

Sapo thesi ra, njerëzit dolën nga makinat dhe iu sulën parave duke marrë sa të mundnin. Sipas një dëshmitari që rrëfeu ngjarjen për NBC4 News, e gjitha kjo ndodhi sa hap e mbyll sytë.

Në fund u arritën të mblidheshin vetëm 10.500 dollarë. Një episod i tillë ka ndodhur në vitin 1987 kur nga një makinë e blinduar ra një thes më rreth një milionë dollarë. Pjesa më e madhe e parave nuk u gjet kurrë.

Top Channel