Sarandë, baza socialiste bëhet gati për protestat

26/03/2010 08:35

Edhe në bazën socialiste njerëzit janë në pritje të reflektimit të kërkuar ndaj mazhorancës politike në vend deri në afatin e vendosur që është 20 prilli, kur në të kundërt është paralajmëruar nisja e protestave masive.

Gjithsesi, pritja nuk është përkthyer si pritshmëri, pasi kjo periudhë po përdoret për t’i vënë argumente konkrete reagimit opozitar, që vjen nga shqetësimet dhe hallet e shtuara të qytetarëve.

Këtë ka bërë asambleja socialiste e Sarandës, në prani edhe të deputetes Luiza Xhuvani, duke identifikuar disa nga shqetësimet më madhore që kalon komuniteti dhe qyteti, probleme të sjella nga përditshmëria e tij.

Kryetarja e asamblesë së PS, Rajmonda Gjoni, tha se kjo strukturë shprehu mbështetjen ndaj qëndrimeve politike të lidershipit të PSSH në tërë trajektoren e vet, ndërkohë që u vu në dukje mënyra se si e koncepton atë anëtarësia.

Ajo u shpreh se edhe më e rëndësishme se kjo, ishte problematika konkrete që erdhi në asamble nga shqetësimet e raportuara nga komuniteti.

Top Channel