PS: Qeveria përgjegjëse për krizën ekonomike

26/03/2010 13:25

Partia Socialiste reagoi për krizën ekonomike që ka përfshirë Shqipërinë, duke bërë përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar.

Deputetja Mimi Kodheli ngriti shqetësimin për rritjen e papunësisë, për cmimet e papërballueshme të produkteve.

“Kryeministri premtoi vende të reja pune,ndërsa shifra e papunësisë është rritur dhe këtë e konfirmoi edhe INSTAT. Kryeministri shet demagogji përballë kësaj situate alarmante që po përjetojnë shqiptarët”, u shpreh Kodheli.

Top Channel