Përmet,pranga tre personave për trafik klandestinësh

26/03/2010 10:05

Ndalohen në pikën kufitare të Tre Urave, në Përmet 3 persona që transportonin drejt Greqisë 6 klandestinë

Nën akuzën e trafikut të klandestinëve policia prangosi shtetasit Leonard Muca 22 vjec nga Tepelena, Elis Beqiraj 21 vjec nga Memaliaj dhe Arif Qerimajn po 21 vjec nga Përmeti.

Sipas informacioneve të fundit mes klandestinëve nga Hasi ishte edhe një fëmijë.Rruga e kalimit do të ishte nëpërmet maleve, ndërsa pagesa për secilin prej tyre do të ishte 1 mijë euro.

Top Channel