Nis puna për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”

26/03/2010 13:35

Pas urdhërit të kryeministrit Berisha, Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Rrugëve kanë nisur procesin për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, ne kryeqytet.

Tre grupe pune te angazhuar nga Drejtoria e Rrugeve kane filluar sot matjet topografike. Ky proces pritet te zgjase rreth nje jave. Sipas përfaqësuesve të Ministrise, pas matjeve do të fillojë ndërhyrja për asfaltimin e sheshit. Nuk jepet informacion se kur do të mbarojë tërësisht rehabilitimi i sheshit “Skënderbej”, por përfaqësues të Drejtorisë së Rrugëve thone se janë angazhuar disa grupe pune në mënyre qe ky proces te përfundojë në një periudhë sa më të shkurtër .

Per sheshin “Skenderbej” ka nje studim  të miratuar vitin e kaluar, nga bashkia e kryeqytetit nepemjet nje konkursi nderkombetar. Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama mese njehere ka deklaruar gjate diteve te fundit se puna per rikonstruksion e plote te sheshit qendror po pengohet nga qeveria. Si kunderpergjigje kryeministri Berisha, ne mbledhjen e fundit te qeverise, te kesaj jave, tha se sheshi do te asfaltohet me nderhyrjen e Ministrise se Transportit.

Top Channel