Maliq, nis verifikimi i dëmeve

26/03/2010 12:00

Komisionet e vlerësimit kanë nisur verifikimin në terren të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në fushën e Maliqit. Verifikimet kanë nisur nga parcelat e liruara nga uji.

Specialistët kanë kryer matjet në terren në bazë të hartave kadastrale duke identifikuar parcelat e mbjella me kultura bujqësore, ndërkohë që paralelisht po punohet në katër komuna që janë prekur nga përmbytjet. Sipas drejtorit te bujqesise ne Korce Ardian Maho siperfaqja e demtuar eshte e vogel, dhe tokat mund të përdoren sërish këtë vit.

Fusha e Maliqit është përmbytur për shkak të daljes së lumit Devoll por edhe nga shkatërrimi i kanaleve kulluese.

Top Channel