Kinë, dy kompani të tjera “kopjojne” Google

26/03/2010 16:25

Krizë marrëdheniesh mes Pekinit dhe botës virtuale. Pas vendimit të Google për t’u larguar nga Kina, duket se edhe dy gjigandë të tjerë amerikanë të internetit, kanë marrë zemër dhe do largohen nga vendi komunist për shkak të kontrollit të rreptë.

Network Solutions dhe GoDaddy, më pak popullorë se Google por jo pa peshë ndërkombëtare, nuk do instalojnë më e domain-e në territorin kinez pasi autoritetet vendase u kanë kërkuar informacione në lidhje me klientët e tyre.

Ky lajm bën më pak bujë se ai i largimit te Google, por shërben si një hap më i madh për të treguar se në botë po fryn një erë lirie dhe kompanitë nuk po mendojnë vetëm për fitimet. Në vecanti GoDaddy, lider botëror në shitjen e serverave të dedikuar, refuzon të vazhdojë punën në Kinë.

Zv/presidentja Christine Jones, shprehet se ky vendim nuk ka aspak lidhje me Google por ka shumë lidhje me ruajtjen e privatësisë së klientëve. 

Top Channel