Bulqizë, nuk ka mjekë specialistë

26/03/2010 15:40

Bulqiza është qyteti me numrin më të madh të minatorëve gjithsej 1500, që janë nevoje edhe për trajtim mjekësor.

Në spitalin e qytetit, urgjenca është e pajisur me mjetet dhe medikamentet për të pritur rastet e aksidenteve në punë por sic thonë drejtuesit e këtij spitali ka mungesë në specialistë.

Në Bulqizë nuk ka mjek pediatër në spital, ndërsa kryetari i bashkisë se qytetit para se të shkojë në bashki, në mëngjes ushtron profesionin e mjekut kardiolog në spital dhe bën disa vizita.

Mungesën e një reparti të semundjeve profesionale e vuajnë më së shumti minatorët e vjetër dhe të rinj. Ata e kanë lidhur jetën e me galeritë e kromit duke vuajtur edhe pasojat fizike.

Top Channel