Bujar Kokonozi nderohet me urdhërin “Mjeshtër i Madh”

26/03/2010 14:25

“Artisti i Merituar”, Bujar Kokonozi është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me urdhërin “‘Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: Për kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e medias elektronike shqiptare, për të komunikuar tek publiku emisione me vlera të mëdha artistike, me përmbajtje kombëtare dhe progresive

Ne ceremoninë dhenies së urdhrit regjisorit, drejtorit të fotografisë dhe atij artistik, Kokonozi, ishin te pranishëm familjarë dhe kolegë.

“Ju falënderoj që po më nderoni në këtë çast shumë të rëndësishëm për mua. Këtë titull e ndaj me ju dhe me gjithë të tjerët që nuk janë në këtë moment, por që kemi punuar bashkë. Dëshiroj të kujtoj në këtë çast zotin Dritan Hoxha, krijuesin e kompanisë më të fuqishme në Shqipëri. Nderim për veprën e tij. Ajo që desha të thosha se kam akoma shumë për të dhënë. Besoj se koha do të më ndihmojë”, u shpreh Kokonozi.

Pas një periudhe të ngarkuar me ngjarje politike, Presidenca këto dite i është dedikuar nderimeve të artistëve shqiptarë.

“Këto dy-tri ditë unë kam bërë disa dekorime. Duket sikur Institucioni i Presidentit të Republikës është fokusuar te dekorimet. Natyrisht, për një kohë të gjatë nuk janë bërë dekorime, sepse vetë atmosfera politike, çështje të tjera që kanë qenë, kanë përbërë sunduesin e jetës së këtij Institucioni, ndaj qe detyrim kushtetues. Ne duhet të kuptojmë që, përtej politikës, jeta vazhdon; jeta është shumë komplekse; njerëzit punojnë dhe ata duhet të vlerësohen. Ju vlerësoheni me të drejtë dhe demonstrohet nga një përkrahje e konsensus i gjerë për titullin që meritoni. Edhe një herë urime!”, u shpreh Topi.

Bujar Kokonozi ka nisur karrieren e tij ne 1971-shin e largët, duke levruar ne disa gjini, si operator, drejtor i fotografise, regjisor dhe aktualisht drejtor artistic ne TCH. Disa nga realizimet e shumta te tij perfshijne rreth 15 filma artistikë, mbi 30 dokumentare, telekomedi, drama, koncerte, spektakle, por edhe etyde e kronika. Nder cmimet e fituara me pare renditen: ai “Aleksander Moisiu”, cmimi “Naim Frasheri”, “Kamera me e mire” ne disa festivale kombetare filmash.

Top Channel