Australi, zbulohet vendbanimi më i vjetër në botë?

26/03/2010 16:00

Shkencëtaret australianë mendojnë se kanë gjetur vendbanimin më të vjetër në planet.

Zbulimi është bërë në ishullin e Tazmanisë që ndodhet edhe në një nga pikat më jugore të banuara në planet. Gjatë ndërtimeve për një rrugë, punonjësit kanë lajmëruar arkeologët pasi gjetën mbetje të trupave njerëzorë.

Ndërkohë, dhjetra manifestues kanë kundërshtuar ndërtimin e autostradës. Sipas popullsisë aborigjene në veri të Hobartit, punimet në këtë segment rrezikojnë zhdukjen e plotë të provave që vërtetojnë se ne këtë zonë kanë jetuar njerëz mijëra vjet më parë.

Top Channel