Afrikë e Jugut, plan qeveritar kundër virusit HIV

26/03/2010 18:40

Qeveria e Afrikës se Jugut pranon se e ka lënë pas dore problemin e përhapjes së virusit HIV dhe premton nisjen e një fushate masive.

1.4 milionë euro do shpenzohen nga qeveria e Pretorias, e cila parashikon ndryshim taksash të infektimit dhe ulje deri ne 80 % të cmimeve për ilacet që marrin të prekurit nga ky virus.

Gjithashtu parashikohet shpërndarja e 2 miliardë e gjysmë prezervativëve dhe analizat për 15 milionë afrikano-jugorë deri në vitin 2011. Fushata do nisë brenda muajit të ardhshëm.

Top Channel