Varrezat greke, Idrizi: Pakti, dhuratë Athinës

25/03/2010 19:30

Deputeti Shpëtim Idrizi ka folur në seancën parlamentare të pasdites për cështjen e varrezave greke në Kosinë.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi ka akuzuar qeverinë se me marrëveshjen e nënshkruar me Athinën zyrtare i ka plotësuar dëshirat kësaj të fundit.

“Pakti i sotëm është një dhuratë për Greqinë, e cila feston sot festën kombëtare të saj”, ka pohuar Idrizi, duke paralajmëruar votën e tij kundër marrëveshjes.

Më tej deputeti ka shtuar se heronj të vertetë të revolucionit grek ka qenë popullsia came.

Top Channel