Gjaku i tij ka shpëtuar rreth 2 milionë femijë dhe kjo ka ndodhur për shkak të një episodi që i ka shpetuar jetën në moshën 14 vjecare.

Bëhet fjalë për shtetasin australian James Harrison, i cil është treguar i gatshëm të dhurojë gjakun e tij të rrallë për fëmijët në nevojë. Gjaku i tij është në gjendje të kurojë një lloj anemie tek të miturit.

Për këtë, ai ka dhuruar gjak 1 mijë herë gjatë gjithë jëtës. Në gjakun e tij, shkencëtaret kanë vënë re një antitrup që mund të shërojë plotësisht fëmijët dhe sipas përllogaritjeve, kjo zemërgjerësi ka shpëtuar miliona jetë fëmijësh.

“Jeta ecën përpara dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë atë qe duhet të bëjmë”, tha Harrison pasi dhuroi dozën numër 1 mijë.   

Top Channel