Rama: Me popullin në protesta

25/03/2010 12:25

Kryetari socialist Edi Rama ne fillim të mbledhjes së grupit të deputetëve deklaroi se opozita do të jetë bashkë me popullin në protesta për transparencën e zgjedhjeve, ndërsa në parlament socialistët do të jenë për të kërkuar vetëm zbardhjen e krimit elektoral.

Në praninë e mediave, Rama theksoi se vendi është në varfëri e në krizë ekonomike, ndërsa theksoi se ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se situata politike nuk ka marrë ende rrugën e zgjidhjes.

“Përmes transparencës, parlamenti mund të jetë i Shqipërisë dhe jo i qeverisë”, u shpreh Rama.

Top Channel