Qeveria gjermane kundër Firefox

25/03/2010 10:45

Pas akuzave drejtuar Internet Explorer janarin e shkuar, qeveria gjermane zbret sërish në fushën e betejës kundër programeve për të naviguar në internet.

Këtë radhë kundërshtari është Firefox, browser-i open-source i krijuar nga Mozilla Foundation, që prej shumë përdoruesve të web-it është konsideruar një prej alternativave më të sigurta.

Zyra Federale për Sigurinë Informatike në Berlin ka publikuar një buletin ku nxjerr në pah rreziqet për sigurinë e versionit të fundit të Firefox, 3.6.Agjencia gjermane këshillon qytetarët që të mos e perdorin derisa të rregullohen defektet në të.

Nga ana tjeter Mozilla nuk ka qëndruar duarkryq, po ka nisur menjëherë punën dhe në 30 mars premton versionin e ri që do të jetë shumë i mirë.

Top Channel