PS, sot në sallën e kuvendit

25/03/2010 13:45

Partia Socialiste do të jetë e pranishme në seancën parlamentare për disa minuta, ndërsa mësohet se një prej deputetëve do të mbajë një deklaratë.

Pritet që pas leximit të kësaj deklarate, deputetët e opozitës të lënë sallën. Nuk dihet nëse opozita do të jetë në seancat e tjera plenare.

Kujtojmë që kreu socialist Edi Rama në fillim të mbledhjes së sotme të grupit kuvendor, deklaroi se opozita do të jetë në parlament vetëm për transparencën e zgjedhjeve.

Top Channel