PS: Luftë politike në parlament, protesta në rrugë

25/03/2010 14:45

Partia Socialiste do të vijojë betejën e saj politike për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit në kuvendin e Shqipërisë dhe njëkohësisht duke protestuar në gjithë vendin. (UPDATE)

Sipas kryetarit Edi Rama, opozita dhe i gjithe populli do të protestojnë jo vetëm për hapjen e kutive të zgjedhjeve, por edhe kutive të tjera të mbyllura, sic tha ai, ku fshihet kriza ekonomike, papunësia, varfëria e gjithcka tjetër që sipas kryesocialistit e ka zhytur Shqipërinë në kaos.

“Në këtë situatë popullit i mbeten vetëm dy rrugë, ose të pranojë nënshtrimin, ose të dalë në rrugë. Ne do të jemi bashkë me popullin në protestë për të fituar të drejtën e transparencës për të gjitha kutitë e mbyllura. Parlamenti do të jetë vendi ku do të kërkojmë më këmbëngulje të drejtën e transparencës dhe asgjë tjetër”, u shpreh Rama.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Socialiste theksoi se e gjithë kjo krizë i ka rrënjet tek kutitë e zgjedhjeve, ku sipas tij është manipuluar vullneti i një populli.

Nje dite më parë ambasadori i Spanjës, vendit që mban edhe presidencën e radhës në Bashkimin Europian, Montobbio, kërkoi një zgjidhje të re mes palëve duke filluar me një konsensus për komisionin hetimor për zgjedhjet në bazë të të cilit duhet të jenë sipas tij kushtetueshmëria dhe transparenca.

Top Channel