 Naci Sensoy kthehet në futbollin shqiptar, ja cila është skuadra që do drejtojë
																		
					
					
					
						Naci Sensoy kthehet në futbollin shqiptar, ja cila është skuadra që do drejtojë						 
								
			Nuk ka kaluar pa probleme edhe ndeshja e prapambetur e Kategorisë së Parë mes Bilishtit dhe Partizanit e fituar pastër nga kryeqytetasit me rezultatin 0-3.
Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në të dytën, gjyqtari akordon një 11-metërsh në favor të Partizanit. Karapici shndërron në gol një penallti duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.
Ky vendim i arbitrtit ka irrituar skuadrën vendase e cila shumë shpejt mbetet me 9 lojtarë, pasi dy prej tyre dalin me kartonin e kuq për ofendime dhe kërcënime ndaj gjyqtarit Cjapi, i cili nuk ka hezituar të ndëshkojë me karton këdo që afrohej.
Nga situatat në fushë është irrituar edhe tifozeria e cila ka goditur me një send të fortë në kokë njërin nga asistent-gjyqtarët, i cili është detyruar të largohet për disa minuta nga fusha e lojës për t’u mjekuar.
Gjithcka ka vijuar më pas normalisht, ndërkohë që Partizani ka shënuar edhe dy gola të tjerë me Rizvanollin. Kjo fitore i ngjit kryeqytetasit në vendin e katërt në klasifikimin e Kategorisë së Parë.
Top Channel